Diaspora redakton Wikipedian, bëhu edhe ti ambasador nëpër botë!

0

Bëhuni ambasador i Wikipedia-s: Ndihmoni të shpërndani dhe mbështetni trashëgiminë kulturore shqiptare në gjuhë të ndryshme të Wikipedia-s! 

Prej 20 shkurtit deri më 20 mars 2024, Wikimedian-ët e Gjuhës Shqipe ftojnë komunitetin e diasporës shqiptare kudo që ndodhet t’i bashkohet fushatës “Diaspora redakton Wikipedia-n”.

Misioni i kësaj nisme të përbashkët është ruajtja e identitetit dhe promovimi i trashëgimisë shqiptare në Wikipedia-t lokale të gjuhëve të ndryshme. Ftohen të gjithë pjesëmarrësit që duan të shkruajnë, përmirësojnë apo të përkthejnë artikuj enciklopedikë nga gjuha shqipe në gjuhë të huaja rreth historisë, gjeografisë, kulturës, ekonomisë, shoqërisë sonë për tema të ndryshme dhe të lira.
Qëllimet e fushatës “Diaspora redakton Wikipedia-n” janë:
• Promovimi i Kosovës dhe Shqipërisë në Wikipedia në gjuhët lokale, ku jeton diaspora;
• Rritja e sasisë dhe cilësisë së artikujve në platformën “Wikipedia” në gjuhët e huaja;
• Fuqizimi i diasporës sonë drejt dijes së lirë;
• Krijimi i komunitetit të diasporës shqiptare rreth Wikipedia-s.
Të interesuarit mund të regjistrohen në sesionet trajnuese duke plotësuar formularin si më poshtë: https://forms.gle/ZaMzq8q6gD3zFx1u8

Për më shumë informacione rreth fushatës, mund të vizitoni:

• Faqen në Meta: Diaspora Edits Wikipedia 2024 – Meta (wikimedia.org)
• Promovimi në rrjete shoqërore:  https://bit.ly/3ST1rB0
Sesionet trajnuese çdo të mërkurë, ora 10:00 – 16:00: https://forms.gle/ZaMzq8q6gD3zFx1u8


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu