Dibër, burri tenton të vrasë me sëpatë gruan me mikun e saj, po shkote në gjykatë për divorc

0

Policia e Dibrës ka arritur të parandalonte përshkallëzimin e një konflikti mes një çifti bashkëshortësh.

Një 39 vjeçar përndoqi bashkëshorten dhe mikun e saj e në një dyqan tentoi t’i godiste me sëpatë pasi gruaja po shkonte në gjykatë për divorcin.

Ne pranga Miri (Xhevahir) Likola
“Ky shtetas kishte përndjekur bashkëshorten e tij, e cila po shkonte në gjykatë, ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje dhe do të zhvillonte seancën për ndarje. Në momentin që bashkëshortja e tij, e shoqëruar nga një shtetas tjetër, janë futur në një dyqan, 39-vjeçari ka hyrë në ambientet e dyqanit, është konfliktuar dhe ka tentuar të godasë me mjetin prerës (sëpatë), bashkëshorten dhe mikun e saj”

Gjithashtu, gjatë konfliktit 39-vjeçari ka dëmtuar disa orendi në dyqanin ku zhvilloi konfliktin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu