Dibër/ U mbyt në liqen, 13 vjeçari dyshohet se pësoi infarkt nga uji i ftohtë

0

13 vjeçari që u gjet i mbytur në liqenin e fshatit Shumbat në Dibër dyshohet se pësoi infarkt si pasojë e ujit shumë të ftohtë.

Kanë qenë familjarët që kanë denoncuar në polici zhdukjen e tij dhe më pas nisën kërkimet pranë liqenit pasi për herë të fundit ai ishte parë në këtë vend të fshatit.

Familjarët kanë kërkuar rreth fshatit, më pas u janë bashkuar edhe banorët por nuk kanë mundur ta gjejnë.

Rreth orës 19:30,  Ardi Sulejmani, xhaxhai i 13 vjeçarit ka njoftuar policinë dhe rreth orës 23:30 kanë mundur të nxjerin trupin nga liqeni, i cili ndodhet rreth 300 metra sipër fshatit.

Në fillim kanë gjetur shapkat e lëna tek diga, pastaj kanë nisur kërkimet në ujë.

Banorët i ka ndihmuar edhe një çift gjerman që kishin ngritur kampingun në krahun tjetër të liqenit, të cilët u kishin thënë se kishin parë një djalë që po lahej rreth orës 17:00.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu