Shqipëria do të vijojë nën ndikimin e masave ajrore afrikane duke bërë që moti i kthjellët dhe temperaturat e larta të jenë dominante gjatë orëve të paradites, por pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të lehta e kalimtare në të gjithë zonën malore duke lënë zonat e ulëta dhe të gjithë vijën bregdetare vetëm me diell.
Temperaturat e ajrit vijojnë të larta si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C vlera minimale deri në 32°C vlera maksimale në rang territori.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.
Kosova
Deri në mesditë, Kosova dominohet nga mot i kthjellët dhe i ngrohtë por pas mesdite pritet kalim i vranësirave të lehta në pjesën më të madhe të Kosovës, më të theksuara vranësirat do të jenë në ekstremin Verior dhe Veriperëndimor. Parashikohet që në mbrëmje vonë dhe gjatë natës vranësirat të largohen gradualisht duke ja lënë vendin motit të kthjellët në të gjithë territorin e Kosovës. Temperaturat e ajrit do të rriten në orët e mëngjesit, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C minimalja e shënuar përkatësisht në qytetin e Podujevës deri në 28°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet përkatësisht në Gjakovë. Për sa i përket parametrit të Erës do të fryjë e lehtë paradite, por mesatare gjatë pasdites me shpejtësi deri në 35 km/h nga drejtimi kryesisht perëndimor.