Digjen dy makina në Elbasan

0

Përfshihen nga flakët 2 automjete në lagjen “5 maj” të Elbasanit, si pasojë e një zjarri të vënë gjatë kohës që makinat kanë qenë të parkuara.
Mendohet se kanë qenë ngjarje të planifikuara pasi nuk ka pasur asnjë shkak tjetër prse mjetet të merrnin flakë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po bën verifikimet e para për të nisur hetimet lidhur me gjetjen e autorëve që mund ta kenë shkaktuar djegien e automjeteve.

Njoftimi i Plotë:

Elbasan/ Informacion paraprak

Më datë 29.09.2021, rreth orës 04:40, në lagjen “5 Maji”, Elbasan ka rënë zjarr në automjetet tip “Benz” në pronësi të shtetasit M.K. banues në Elbasan , dhe tip “Benz” në pronësi të shtetasit N.D., banues në Elbasan, të cilët ishin të parkuar.

Si pasojë e zjarrit, automjetet janë djegur pjesërisht.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu