Shkrumbohen nga flakët 6 mjete në një servis në Pogradec. Ngjarja ndodhi sot në orët e para të mëngjesit.
Pogradec/Informacion paraprak
Më datë 25.03.2022, rreth orës 04:00, jemi njoftuar se në fshatin Leshnicë, Pogradec, në rrethimin e jashtëm të servisit në pronësi të shtetasit G. P., ka rënë zjarr dhe për pasojë janë djegur 6 automjete të cilat jepeshin me qira. Dëme në njerëz nuk ka, por vetëm dëme materiale.
Nga të dhënat e para, dyshohet se zjarrvënia mund të ketë qenë e qëllimshme.
Nga kamerat e sigurisë janë parë persona që hedhin benzinë mbi mjetet.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.