Një zjarr ka përfshirë një banesë në Fshatin Kokrevë të Njësisë administrative Hotolisht të Librazhdit, pasditen e sotme.
Për pasojë, është djegur banesa është shkrumbuar teksa në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse.
Banesa i përkiste shtetasit Sami Çota, familja e të cilit përbëhet nga 7 anëtarë. Paraprakisht, dyshohet se zjarri u shkaktua bga mendohet një shkëndijë elektrike, megjithatë do të jenë ekspertët që do të nxjerrin shkaqet.