Digjet “BMW X5” në aksin Elbasan-Durrës

0

 

Një automjet tip BMW X5 është djegur në aksin rrugor Elbasan-Durrës, mesditën e sotme, rreth orës 14:25.

Mjeti tip BMW X5 i shkrumbuar nga flakët pranë vendit të njohur si mbikalimi në fshatin Harizaj. Mjeti ka marrë flakë në ecje, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

Mjeti është i një shtetasi italian dhe ka marrë flakë në ecje e sipër, ndërsa drejtuesi i saj dhe një pasagjer kanë dalë me shpejtësi dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia dhe zjarrfikësja kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, duke shuar flakët dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu