Digjet gjatë natës një furgon në Korçë, policia nis hetimet

0

Një furgon është djegur gjatë natës në qytetin e Korçës. Siç njofton policia zjarri ka rënë në një mjet tip furgon, në pronësi të shtetasit R. T., i cili ishte i parkuar në afërsi të banesës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Njoftimi i policise:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 26.09.2022, rreth orës 03:00, në lagjen nr. 17, Korçë, ka rënë zjarr në mjetin tip furgon në pronësi të shtetasit R. T., banues në Korçë, i cili ishte i parkuar në afërsi të banesës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu