Digjet makina e një polici në Pogradec, dyshimet e para

0

Një mjet është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të së enjtes në Pogradec.

Mjeti që ishte i parkuar i përket një efektivi policie.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00.

Sipas të dhënave paraprake dyshohet për ngjarje aksidentale megjithatë policia po vijon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave ngjarjes.

Zjarr është fikur nga forcat e MZSH-së duke shpëtuar edhe dy makina të tjera që ishin parkuar pranë mjetit në flakë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu