Digjet në banesë e moshuara në Elbasan

0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në një fshat të Elbasanit.

Një e moshuar është djegur brenda banesës ku jetonte e vetme.

Ngjarja në fshatin Shtëmajë në Njësinë Administrative Bradashesh.

Banesa ku jetonte e moshuara është përfshira nga flakët në rrethana te paqarta.

Policia dhe shërbimi zjarrfikës kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, por pa mundur të shmangin tragjedinë.

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 12:40, në fshatin Shtërmaj, dyshohet se për shkak një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banësen e shtetases H. Ç., rreth 75 vjeçe, e cila jetonte vetëm.

Për pasojë, shtetasja H. Ç. ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses po punojnë për shuarjen e flakëve.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendngjarje, për sqarimin e rrethanave të rastit.