Digjet një mobileri në Lushnje, shkak dyshohet një shkëndijë elektrike

0

Në orët e para të mëngjesit të sotëm është djegur një mobileri në Krutje të Lushnjes.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 2:00 .

Në momentin e flakëve në punishte nuk ka pasur njerëz, ndaj edhe njoftimi për rënien e zjarrit është bërë me vonesë.

Ardhja e zjarrfikëses bëri të mundur fikjen e flakëve, ndërsa mobileria u dogj e gjitha së bashku me materialet që ishin brenda saj.

Prania e lëndëve drusore dhe kimike bëri të mundur që zjarri brenda 30 minutave të djeg gjithçka.

Shkaku sipas policisë zjarrfikëse dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike.

Nuk ka njerëz të lënduar dhe as objekte të tjera pranë mobilerisë të dëmtuara.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu