Digjet orët e para të mëngjesit ‘Audi’ në Elbasan, dyshimet e para

0

Një makinë është përfshirë nga flakët orët e para të mëngjesit në Elbasan.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 në lagjen ‘Vullnetari’ në Elbasan.

Është djegur mjeti tip “Audi” me targë As 019 SC. Mësohet se mjeti i djegur është në pronësi të shtetasit Hyrjan Boshnjakut.

Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme dhe policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu