Dikur refugjate, sot pilote e Ushtrisë Amerikane/ Historia emocionuse e pilotes shqiptare

0

 

Valdete Mehanja nga Kosova ka një histori interesante. Ajo dhe familja e saj gjatë luftës së Kosovës kishin përfunduar në kampet e refugjatëve në Gjermani. Megjithatë, pas lirimit ajo ishte kthyer në vendlindje për t’u angazhuar pastaj si vullnetare e OKB-së në zona konfliktesh me refugjatë.

Fillimisht ishte caktuar të vepronte në Irak, më vitin 2004, e më pas edhe në Afganistan. Aty Valdetes i kishte lindur dëshira për një karrierë ushtarake dhe pasioni për fluturimin. Në Universitetin e Aeronautikës EMbry Riddle, Daytona Beach, Florida, Valdetja do t’i kryen studimet me sukses, për t’u aktivizuar më pas në disa formacione të ushtrisë amerikane.

Ajo sot, është lejtnante e dytë e ushtrisë amerikane dhe po përgatitet si pilote e helikopterëve Black Hawk. Valdeten Këshilli Amerikan i Emigracionit e ka ndëruar me çmimin e Trashëgimisë Amerikane.

Valdete Mehanja i është mirënjohëse Amerikës për çlirimin e vendlindjes dhe çlirimin e popullit shqiptarë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu