Rama takim me kryebashkiakët në Elbasan

0

Partia Socialiste ka nisur zyrtarisht përgatitjet për fushatën zgjedhore. Pas takimit me grupin parlamentar, kryeministri Edi Rama do të mbledhë pasditen e së enjtes kryetarët e bashkive.

Partia Socialiste ka nisur zyrtarisht përgatitjet për fushatën zgjedhore. Pas takimit me grupin parlamentar, kryeministri Edi Rama do të mbledhë pasditen e së enjtes kryetarët e bashkive.

Takimi pritet të zhvillohet sërish në qytetin e Elbasanit ndërkohë në fokus të takimit do të jenë porositë për kryebashkiakët socialistë për të siguruar votat e mjaftueshme për një mandat të tretë për Partinë Socialiste. Në fokus të diskutimeve do të jetë edhe zhvillimi i Asamblesë së Përgjithshme të PS-së. Asambleja ishte parashikuar që të mbahej në datën 4 shtator, por ajo është shtyrë. Si data paraprake është caktuar fillimisht 11 shtatori.

Megjithatë, referuar të njëjtave burimeve, nuk përjashtohet mundësia që të ndryshohet sërish datat, për shkak se ka ngecur puna se nuk është gjetur një zgjidhje për të bërë organizimin duke masat anti COVID. Skenari që po diskutohet është zhvillimi i takimeve në tre qytete kryesore, Shkodër për veriun, Fier për jugun dhe do të lidhen online me Tiranën ku do të mbajë fjalën kryeministri Edi Rama. Megjithatë, kjo është në diskutime e sipër.

Mbetet për t’u parë se çfarë do të prodhojë takimi i pasdites së sotme. Kujtojmë që takimi i dy ditëve më parë i deputetëve me kryetarin Edi Rama u mbyll me një paralajmërim të fortë, se nëse nuk japin gjithçka për të siguruar votat për PS nuk do të jenë në formacionin e ardhshëm. Nuk dihet ende nëse tonet do të jenë po kaq të ashpra dhe për kryebashkiakët socialistë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu