Dikur rivalë, Noizy dhe Stresi bëhen bashkë për nismën e veçantë

0

Pas kaq shumë vitesh, Stresi dhe Noizy kanë lënë pas keqkuptimet mes tyre. Problemet mes tyre, të cilat i kanë reflektuar përmes muzikës, duket se kanë mbetur pjesë e së shkuarës. Dyshja e famshme janë bërë bashkë për një gjest të veçantë.

Dje, Stresi publikoi një foto të TikTok-ut të Noizy-t duke promovuar një event. Ky i fundit ka zhvilluar një sfidë për të mbledhur sa më shumë të ardhura për njerëzit në nevojë. Ai ka ftuar fansat që të futen në live-n në rrjetin social dhe për këtë në ndihmë i ka ardhur Stresi.

Sot, ata kanë zbuluar përmes postimeve në rrjete sociale se do të ndërtohen tre shtëpi nga paratë e mbledhura. “3 shtëpi do të ndërtoni të gjithë ju që morët pjesë në lojë mbrëmë. 1 në Kukës, 1 në Tropojë dhe 1 në Durrës. Puna nis sot.”, kanë shkruar reperët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu