Zhvillohen homazhe dhe i jepet lamtumira presidentit të KF Elbasani, Arben Laze

0

I është dhënë sot lamtumira e fundit presidentit të KF Elbasani, Arben Laze.

Me këtë rast në ambientet e stadiumit ‘Elbasan Arena’ u zhvilluan homazhe në nder të figurës së tij.

Merrnin pjesë në ceremoni familjarë, miq, dashamirës, kolegë, futbollistë, veteranë sporti, qytetarë etj.

Të pikëlluar ata e kishin shumë të vështirë të ndaheshin nga njeriu që i dha aq shumë sportit dhe këtij qyteti.

Arben Laze ishte presidenti që nxori Elbasanin kampion në sezonin 2005-2006.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu