Dinamika e ngjarjes. Si ndodhi vrasja Emiljano Ramazanit. Çfarë treguan kamerat e sigurisë

0

 

Emiljano Ramazani, 39 vjeç, u ekzekutua pasditen e djeshme në Elbasan, ndërsa ndodhej në automjetin e tij. Autori, i cili mbetet ende i paidentifikuar, ka qëlluar nga një distancë e afërt, ndërsa pòlicia gjeti automjetin e djegur dhe dy armë brenda tij.

Referuar burimeve nga grupi hetimor, janë sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë, ndërsa në pamje tregohen se në automjetin tip Volkswagen ishin të paktën dy persona. Njëri prej tyre, sipas burimeve, i moshës 25-30 vjeç ishte i maskuar.

Dyshohet se ka qenë pikërisht ky person që ka qëlluar mbi víktimën. Nga kamerat shihet se atentatori zbret nga makina dhe në rreth 2-3 minuta kryen ekzekutimin e 39-vjeçarit. Referuar burimeve, autori i dyshuar pasi ka ekzekutuar 39-vjeçarin, është larguar në këmbë rreth 12-15 metra nga vendi i atentatit ku e priste makina, ndërkohë që personi që ishte në drejtimin e saj nuk mund të identifikohet lehtësisht.

Më pas mjeti largohet me shpejtësi drejt aksit Elbasan– Papër ku dhe u gjet mjeti i djegur i atentatorëve. Automjeti rezultoi se ishte me targa të mbivendosura, të raportuara si të vjedhura 10 ditë më parë.

Në ndihmë të pòlicisë lokale kanë shkuar edhe forcat e RENEA dhe FNSH. Dyshimet e para mbi atentatin kanë të bëjnë me të shkuarën e víktimës, i cili është arrestuar nga pòlicia në 2012 dhe 2017 për narkotikë. Faxweb


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu