Dinamo City mund Vllazninë 4-3 dhe arrin finalen e Kupës së Shqipërisë

0

Dinamo City është kualifikuar në finalen e Kupës së Shqipërisë pas një ndeshje të çmendur ku u shënuan 7 gola .Blutë e kryeqytetit kaluan në avantazh me Mandelën në të 17-ën dhe Zabërgja dyfishoi shifrat në të 36-ën. Kështu u mbyll pjesa e parë.Pjesa e dytë rezultoi e çmendur për të dyja skuadrat. Mandela dhe Zabërgja realizuan sërish në të 48-ën dhe 60-ën duke i dërguar shifrat në 4-0. Por Vllaznia nuk u dorëzua teksa gjeti golin e parë me Grudën në të 72-ën dhe më pas realizoi kapiteni Balaj në të 80-ën.

Kahrimanoviç realizoi në të 86-ën dhe shkodranët shpresuan se mund të barazonin por nuk patën më forca për shënuar. Kështu merr fund ëndrra e Vllaznisë për trofeun e Kupës.

DINAMO 4-3 VLLAZNIA

17′, 49′ Mandela, 36′, 59′ (p) Zabërgja / 71′ Gruda, 79′ Balaj, 85′ Kahrimanoviç