Dinamo fiton Superkupën e Shqipërisë, mposht Egnatian 3-1

0

Dinamo është ekipi që ka fituar Superkupën e Shqipërisë pasi mposhti Egnatian 3-1.

Sfida nisi mirë për rrogozhinasit, të cilët kaluan në avantazh pas 9 minutash lojë me Ruçin, i cili përfitoi nga një gafë e prapavijës dinamovite dhe nuk gaboi përballë Teqjas.

Dinamo reagoi fuqishëm në pjesën e dytë ku brenda pesë minutave (54’-59’) Bregu dhe Nani përmbysën rezultatin, ndërsa Qefalija shënoi golin e tretë që vulosi fitoren.

Të besuarit e Ilir Dajës fitojnë kështu trofeun e parë të sezonit, duke mbyllur vitin 2025 në mënyrën më të mirë të mundshme.