Simpatizantët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë nisur festën në Prishtinë pasi duket se Lëvizja Vetëvendosja ka siguruar mbi 50% të votave në zgjedhjet e parakohshme, çka i jep mundësinë të qeverisë e vetme.
Kur janë numëruar mbi 80% e votave, Vetëvendosje është renditur e para me 50,22 për qind të votave.
PDK e dyta me 20 për qind, LDK e treta me 14,16 për qind dhe AAK me 6,57 për qind.
Në Kosovë u zhvilluan sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare, hera e dytë brenda këtij viti.
Mbi 2 milionë qytetarë u thirrën për shprehur vullnetin e tyre politik.
Rezultati konsiderohet si “kyç” për kapërcimin e ngërçit që po i rëndon shumë ekonomisë, integrimit europian dhe marrëdhënieve me aleatët.
Pjesëmarrja ishte më e lartë se ajo në zgjedhjet e 9 shkurtit.





