Kategoria Superiore, Dinamo mund Elbasanin në stadiumin Elbasan Arena, pavarësisht se mbeti me 10 futbollistë.
përmbyt Elbasanin! Blutë e Xhafës mposhtin me 10 lojtarë verdheblutë dhe e bëjnë “sefte” për këtë sezon
Dinamo arrin fitoren e parë në Superiore. Blutë e trajnerit Xhafa, mposhtën mbrëmjen e sotme Elbasanin me rezultatin 2-1, në një sfidë që rezultoi tepër emocionuese!
Peter Itodo zhbllokoi rezultatin në minutën e 65-të duke kaluar në avantazh Dinamon.
Blutë ngelën me 10 futbollistë pas kartonit të kuq që mori Bakary Godiaby në minutën e 73 për goditjen me takë pasi u thirr nga VAR.
Elbasani u hodh në sulm ndërsa dhe në të 77-n ishte Musta ai që vendosi sërish shifrat në baraspeshë.
Për të siguruar fitoren mendoi Dejvi Bregu, i cili i dha tre pikët Dinamos pas golit të shënuar nga penalltia në minutën e 91-të.
DINAMO – ELBASANI 2-1:
Mandela 64′, Bregu 90+1′ (p) / Musta 78′