Dinamo ”shkatërron” Elbasanin me 5 gola në shtëpi

0

Dinamo ka turpëruar në shtëpi Elbasanin pasi e mposhti me shifrat e thella 5-0.

Goli i parë erdhi në minutën e 23-të nga Zabërgja dhe në të 31-ën Meksi i dyfishoi ato.

Më pas Zabërgja realizoi sërish duke e vulosur pjesën e parë me 3 gola.

Në pjesën e dytë Elbasani jo vetëm që nuk reagoi por pësoi sërish, kësaj here nga Bregu i cili shënoi dygolësh.

‘Tigrat verdheblu’ u larguan nga stadiumi pa përfunduar ndeshja me një zhgënjim të madh.

Me këtë fitore skuadra e Dajës ngjitet në vendin e 3-të me 20 pikë ndërsa vendasit ngelin në vendin e 5-të me 16 pikë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu