Direkt pas ndarjes, Tea Trifoni në një lidhje të re

0

U bë e njohur tek ‘Përputhen’, Tea Trifoni tërheq sërish me lajme nga jeta private e saj.
Ajo ka rrëfyer për mediat se është në një lidhje të re. Ajo ka thënë se e ka gjetur veten papritmas e zhytur në pëlqim ndaj një djali që e ka njohur rastësisht dhe djali ishte nga Fieri, shok me Fation Kuqarin.

“Është dikush që unë jam duke e njohur për momentin. Është figurë jo e njohur, njeri i thjeshtë, nga zona ime, aty afër, nga Fieri. E kam njohur me Fatjonin, rastësisht, kur nuk e pret të vjen. Isha duke festuar për qejfin tonë dhe na doli ky bandilli. Ishte shumë i ëmbël”,-deklaroi Tea për mediat.

Ndër të tjera, i dashuri i saj është djalë i thjeshtë i panjohur për publikun. Përshtypje i bënë komplimentet që mori për karakterin dhe inteligjencën e jo nga ato të zakonshmet që merr për sytë. Gjithashtu Tea tregoi se ata kanë shkëmbyer edhe puthjen e parë me njëri-tjetrin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu