Si mori fund aventura e Fjolla Morinës. Arratia, dasma luksoze në Maldive dhe arrestimi

0

 

Ditën e sotme Policia e Kosovës arrestoi këngëtaren e njohur Fjolla Morina e cila ndodhej prej disa muajsh në arrati. Gjithçka nisi më datë 19 shtator kur këngëtarja u kap me dy armë zjarri me vete në pikën kufitare të Morinës, bashkë me të cilën ndodheshin dhe partneri i saj, Fisnik Sula dhe shoferi Fitim Muji.

Këngëtarja ishte duke udhëtuar me një automjeti të tipit “Audi Q7”, ndërsa iu gjet një armë në çantë dhe një në bagazh. Ajo pranoi autorësinë dhe tha se armët i kishte harruar në çantë dhe se i kishte dhuratë nga një mik i saj që nuk jetonte më. Gjykata më pas vendosi arrest shtëpiak për Morinën për shkak të vajzës 5 vjeçare.

Në fillim u raportua se organi i akuzës kishte kërkuar “arrest në shtëpi” pas dyshohej se këngëtarja ishte shtatzënë, por nuk ishte e vërtetë. Ajo qëndroi në arrest shtëpiak në Kukës për një muaj përpara se të arratisej. Gjatë kësaj periudhe, këngëtarja ka shijuar në maksimum jetën luksoze me partnerin e saj. Ata udhëtuan drejt Dubait dhe më pas drejt Maldives në muajin mars ku dhe i thanë “Po” njëri-tjetrit. Por, nuk mund të mungonin edhe fotot në rrjetet sociale që herë pas herë pushtonin rrjetin.

Ndërkohë, pak ditë më pas, më datë 25 mars gjykata e Kukësit dha vendimin duke dënuar me 6 vite burg për trafikim armësh. Gjatë kësaj periudhe, këngëtarja ka qenë mjaft aktive në rrjete sociale duke treguar se vijonte jetën e saj e pashqetësuar. Deri ditën e sotme, kur u arrestua në Prishtinë para lokalit të saj nga policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu