Disa nga mesazhet më pikante që ish-at i kanë dërguar njëri-tjetrit pas ndarjes

0

Fatkeqësisht, jo të gjithë mund të bëhemi paqësore pas ndarjeve. Shumë prej nesh do i mbajnë mëri ish-it gjithmonë, për gjëra të pasqaruara.

Shumë prej çifteve, ndahen për zënka të pakuptimta dhe më pas përfundojnë duke i shkruar mesazhe komike ish-it të tyre.

Aq komike sa e bën situatën edhe më të çuditshme dhe të kujtojnë kohën e shkuar, sprovë për të vërtetuar nëse ndjen ende për atë person ose jo.

Më poshtë janë disa prej mesazheve më gazmore të dërguara midis dy personave që nuk janë më bashkë, apo konstatime personash me zemër të lënduar që janë shpërndarë gjerësisht në rrjet.

Ishi im më mësoi se sado vajzë e mirë të jesh, kurrë nuk do jesh e mirë mjaftueshëm për një djalosh që nuk është gati për t’u bërë burrë.

Ishes sime i shkoi e gjithë jetëa duke shkuar nëpër audicione e duke marrë mësime aktrimi, por e la me kalimin e kohës sepse mendoi se s’mund të bëhej kurrë. Megjithatë u shtir 2 vite sikur më donte, pra mbase ka qenë më e talentuar se ç’mendoja.

Ishi im i gjimnazit i bëri Follow profilit të qenit tim në Instagram dhe i çoi mesazh: “S’më pëlqen fare mami yt”.

Një djalë i cili më la para 6 muajsh, e takova rastësisht në rrugë: “Kohë e gjatë pa u parë”,- më tha. Reagim i çuditshëm nga dikush që kërkoi të rrinim aq gjatë pa u parë.

Kur mora vesh që i dashuri më tradhtonte (më tha vajza që ai e bënte), u shtriva në shtrat me të, i thashë sa e doja dhe fillova t’i kujtoja kohën që kishin kaluar bashkë dhe gjithçka kisha bërë për të. Në fund i thashë: Por ti më tradhtove, kështu që çdo gjëje i vjen fundi këtu. U çova dhe ika.

I bëra unblock ishit tim sot që t’i shkruaja diçka komike që më kujtonte atë, por ai më bllokoi sapo ibëra unblock. Le të themi që jam krenare për të! Qëndroji besnik paqes mendore, mbret!

Dje, ishi im postoi një foto me gruan e tij të re. I dërgova mesazh: Wow, qenka shumë e lezetshme. Dhe ai tha: Faleminderit, por ti je po aq e lezetshme. Ai sapo u martua dhe i kthen kështu përgjigjesh grave të tjera. Vendosa t’i bëj dhuratë gruas së tij një Screenshot të mesazheve për Krishtlindje.

Burimi: Bright Side | joq

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu