Disa orë para ndeshjes në Air Albania, tifozët kuqezi këndojnë në rrugë e lokale

0

Kombëtarja shqiptare e futbollit barazoi 1-1 kundër Moldavisë ditën e premte dhe zyrtarisht kuqezinjtë janë në fazën finale të Europianit 2024, që do zhvillohet verën që vjen në Gjermani.

Sonte është ndeshja e fundit me Ishujt Faroe, e cila do të luhet në Air Albania.

Disa orë para ndeshjes që pritet të nisë në orën 20:45, qindra tifozë të kombëtares, në pjesë e madhe të ardhur nga Kosova dhe diaspora kanë mbushur rrugët dhe lokalet e kryeqytetit duke kënduar këngë patriotike.

Të veshur me simbole kombëtare dhe flamuj kuqezi tifozët kanë krijuar një atmosferë fantastike këtë të hënë në Tiranë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu