Disa persona thyejnë dyert e stacionit të pompimit të ujit në Pogradec, policia në ndjekje të tyre

0

POGRADEC– Sulmohet godina e UKT-së në Pogradec. Nga informacionet paraprake, raportohet se persona ende të paidentifikuar kanë thyer dyert e xhamat e dritareve të ndërtesës. Dyshohet se ata kanë qenë të maskuar.

Mësohet se kanë qenë vetë banorët e fshatit Verçun që kanë bërë denoncimin në polici, pasi kanë parë dyert e thyera. Policia po merret me hetimin e rastit, por ende nuk dihet se kush qëndron pas këtij sulmi. Aktualisht po vëzhgohen filmimet e kamerave të sigurisë për të zbardhur më shumë detaje mbi ngjarjen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu