Baku, 16 mars 2025 – Forumi XII Global i Baku-së u zhvillua me pjesëmarrjen e mbi 300 liderëve me ndikim nga më shumë se 60 vende, duke përfshirë presidentë, kryeministra, ish-udhëheqës shtetërorë dhe përfaqësues të lartë të organizatave ndërkombëtare.
Në një kohë kur bota ndodhet në një ekuilibër delikat mes paqes dhe konfliktit, temat kryesore të diskutimit përfshinë ndryshimet gjeopolitike, Paktin e OKB-së për të Ardhmen, marrëdhëniet Ukrainë-BE, krizën e shëndetit global, si dhe ndikimin e teknologjive të reja dhe inteligjencës artificiale.
Forumi u pasurua nga kontributet e 4 presidentëve aktualë – përfshirë ata të Azerbajxhanit, Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës dhe Maqedonisë së Veriut – si dhe 3 kryeministrave, mbi 25 ish-presidentëve, 15 ish-kryeministrave dhe një numri të lartë përfaqësuesish të OKB-së dhe agjencive të saj.
Diskutimet e hapura dhe shkëmbimi i mendimeve midis liderëve e bënë këtë samit një platformë të jashtëzakonshme për trajtimin e sfidave globale dhe përcaktimin e rrugës për të ardhmen. Pjesëmarrësit shprehën mirënjohjen për organizatorët, veçanërisht Fondacionin Nizami Ganxhevi, për krijimin e këtij forumi të rëndësishëm për diplomacinë dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.
Nëtë event, të kalibrit botëror, mori pjesë edhe drejtoresha e Infoweb Media, Anisa Bahiti, e cila ishte në përbërje të disa paneleve me rëndësi. Infoweb Media