Dita a sindromës down aktivitet me nxënësit e shkollës “Zëra Jete”

0
Screenshot

Në kuadër të 21 marsit njohur ndryshe si dita e sensibilizimit ndaj sindromës Down në Elbasan u organizua një aktivitet që përfshiu fëmijet e shkollës “Zëra jete”.
Të kesh një fëmijë me sindromën down apo të prekur nga autizmi vijonë të mbetet sfida më e madhe për një prind.
Nertila Hida vjen nga një fshat i Elbasanit, dhe prej 4 vitesh çdo ditë e sjrll djalin e saj në shkollën speciale për të ndjekur mësimin. Thotë se për të është e vështirë por nuk ndalet së luftuari për djalin e saj.

Edhe për drejtoreshën e shkollës speciale zëra jete në Elbasan aktivitete të tilla ndihmojnë në përshtatjen dhe pranimin e këtyre fëmijëve nga pjesa tjetër e shoqërisë.

Në këtë aktivitet morën pjesë edhe student të cilët iu dhuruan të vegjëlve momente plot dashuri.