Mbi 55 milionë njerëz vuajnë nga sëmundja e pashërueshme e trurit, Alzajmeri. Por shkencëtarët shprehen se po jetojmë në kohëra kur po bëhet një progres real.
Testet klinike tregojnë se dy lloje barnash, që kërkojnë aprovimin e autoriteteve, janë në gjendje të ngadalësojnë progresin e sëmundjes, ndërsa ilaçe të tjera janë në zhvillim.Neurologët deklarojnë se kur simptomat si humbja e kujtesës bëhen të dukshme, sëmundja ka avancuar.
“Për herë të parë mund të shohim se sëmundja e Alzajmerit nuk është më e pamposhtur. Jemi në rrugën e duhur për ngadalësimin e efekteve të saj. Ndaj është me të vërtetë inkurajuese për të gjitha terapitë që i përkasin këtij lloji dhe në të ardhmen do mund ta trajtojmë më mirë këtë sëmundje”- tha Stephanie Foëler, neurologe, Instituti Britanik i Kërkimeve për Demencën.
Në maj të këtij viti, pas një studimi afatgjatë, gjiganti farmaceutik “Eli Lilly” njoftoi se ilaçi i tij eksperimental “Donanemab” ngadalësonte përkeqësimin e sëmundjes.