Dita Botërore e Autizmit, panair në kopshtin nr.5

0
Screenshot

Me rastin e 2 prillit Ditës Botërore të Autizmit stafi edukativ I kopshtit publik numër 5 në bashkëpunim me prindërit dhe të vegjlit organizuan një panair me produkte ushqimore të gatuar nga vetë ata. Nën moton “Argëtim dhe Shije të Mira” në stendat e ngritura me këtë rast u ekspozuan produkte ushqimore të shendetshme , perime dhe fruta me qëllim promovimin e ushqimit të shtëpisë, por edhe për të konkretizuar një akt solidariteti. Kontributi i përfituar nga shitjet do ti shkoj qendrës së autizmit në Elbasan. Sipas stafit edukativ është shumë e rëndësishme ti tregojmë kësaj kategorie të shoqërisë së nuk janë vetëm.

Vetë të vegjëlit përcollën mesazhe sensibilizuese për shoqërinë, ndërsa për prindërit aktivitete të tilla shërbejnë për të rrënjosur ndjeshmërinë dhe kujdesin te brezi i ri.

Vec prindërve dhe gjyshërve , panairi me produktet ushqimore u vizitua nga përfaqësues të Bashkisë Elbasan të cilët përgëzuan organizatorët. Sakaq aktivitete të tilla tashmë janë bërë të zakonshme në kopshtin publik numër 5./Infoweb Media