Dita e gjashtë/ Mali i Tomorrit vazhdon të digjet nga flakët përvëluese

0

Edhe pse kanë kaluar 6 ditë, zjarri vijon të djegë Malin e Tomorrit.  Siç shihet nga pamjet, shtëllunga të madha tymi dalin nga sipërfaqja e malit për shkak të zjarrit që po avancon me shpejtësi.

Edhe pse për të shuar flakët janë angazhuar forca të shumta të zjarrfikësve, terreni i vështirë e bën të pamundur ndërhyrjen në vatrat e zjarrit. Prej ditësh është ndërhyrë edhe nga ajri, ku një helikopter ka hedhur ujë herë pas herë në mënyrë që të neutralizohen flakët, por ende mali vijon të digjet.