Ka startuar sot viti i ri shkollor 2024-2025.Urimet në një ditë të tillë kanë qënë të shumta.Në rrjetin e tij social ka uruar edhe Kryetari i Partisë Demokratike Elbasan Blendi Himçi.Në vijim Z.Himçi është ndalur te sfidat që përballet sot arsimi në vend, duke u ndalur te mësimi me dy turne,mungesa e investimeve,problemet në infrastrukturë dhe harresa e Bashkisë Elbasan.Sipas Himçit këtë vit Bashkia nuk harxhoi asnjë lekë qoftë dhe për një bojatisje minimalisht siç ndodh rëndom në çdo fillimvit shkollor.
Postimi i plotë
Të dashur mësues, fëmijë, prindër fillofshi me këmbë të mbarë vitin e ri shkollor! Me sukses, lehtësira dhe qytetari siç na e do zakoni!
Uroj sot, në veçanti prindërit, nxënësit e mësuesit të cilët vitin shkollor e kanë sfidë! Sfidë me kushtet e vështira në të cilat zhvillojnë mësimin!
Sfidë me shkollat ende me dy turne, të lëna në harresë e me investime të munguara, sot e 11 vite!
Ende sot në 2024 diskutohet mungesa e infrastrukturës nëpër shkolla në zemër të qytetit, ku prindërit mundohen dhe pse në kushte të vështira ekonomike tu përgjigjen shkollave të fëmijëve të tyre me bazë materiale elementare ndërkohë që e ka për detyrë thelbësore qeveria! Këtë vit Bashkia nuk harxhoi asnjë lek qoftë dhe për një bojatisje minimalisht siç ndodh rëndom në çdo fillimvit shkollor.
Zoti ju dhëntë durim por duhet reagim prej secilit, sepse kjo na prek të gjithëve përtej ngjyrimeve politike!
Suksese!