Dita e të Dashuruarëve, një festë e importuar në vendin tonë, është shndërruar tashmë në traditë popullore. E ndërsa lulet dhe kryesisht trëndafilat e kuq janë kthyer në simbol të kësaj dite, që nga koha e Skënderbeut , në Ardenicë vijon të trashëgohet mbjellja e ullinjve si simbol i dashurisë.
Sipas historianit dhe studiuesit Ilirjan Gjika, gojëdhënat tregojnë se Heroi ynë kombëtar ishte i apasionuar pas ullinjve dhe inkurajonte çdo çift të dashuruarish të mbillte një rrënjë ulliri pas kurorëzimit të tyre në martesë.
Manastiri i Ardenicës është vizituar në këtë ditë te veçantë nga çifte të grupmoshave të ndryshme , gjë që dëshmon se tradita shekullore vijon të respektohet.