Dita e Verës do të jetë në monitorimin e policisë/Ja masat që do të merren

0

Kontrolle të shtuara për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese anticovid, me qëllim parandalimin e përhapjes së infeksionit COVID-19.

Do të ketë shtim patrullash për monitorimin e situatës në territor, për të mos lejuar organizimin e grumbullimeve në vende të mbyllura dhe të hapura, gjatë ditës së sotme që është Dita e Verës dhe gjatë të hënës që është pushim zyrtar. Po kështu do të monitorohet mbajtja e detyruar e barrierës mbrojtëse (maskës) nga të gjithë qytetarët, gjatë qëndrimit apo lëvizjes në ambientet jashtë shtëpisë.

Nga policia do të shtohen kontrollet në ambientet e lokaleve, bareve, restoranteve, duke njoftuar pronarët dhe administratorët për të mos organizuar apo lejuar grumbullime masive të qytetarëve gjatë Ditës së Verës.

Policia parashikon ndërhyrjen për ndalimin e grumbullimeve më shumë se 10 persona në vende të mbyllura apo të hapura, për festime. Do të ndalohet lëvizja e qytetarëve përtej orarit të lejuar si dhe aktiviteti i bareve dhe restoranteve përtej orës 20:00.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu