Dita e Verës ka bërë që shumë qytetarë të humbin vigjilencën dhe të harrojnë që jemi në një kohë pandemie.
Pas pamjeve shqetësuese nga qyteti i Elbasanit, pamje të frikshme vijnë edhe nga “Liqeni Artificial” në Tiranë, ku me qindra qytetarë kanë dalë shtëtitje, disa me maska e disa pa to.
Në viedon e mëposhte të siguruar nga newsbomb, shihet sesi qytetarët shëtisin dhe nuk rrespekojnë masat anti-Civid dhe distancën sociale.
Gjithashtu shihet edhe që efektivë të policisë, të cilët gjobisin disa qytetarë që nuk mbajnë maskat.
Sot dita e dielë, e cila përkon edhe me 14 marsin, Ditën e Verës ka bërë që qytetarët të shijojnë kohën me familjen duke harruar rrezikun që mund të preken nga virusi.