Dita nis me mot të qëndrueshëm, pasditja sjell vranësira. Si do të jenë temperaturat

0

Territori shqiptar gjatë paradites do të vijojë të jetë i gjithi nën ndikimin e motit të qëndrueshëm, duke bërë që të ketë intervale kthjellimesh dhe kalime vranësirash. Kthjellimet më të dukshme do të jenë në zonat bregdetare, ndërsa vranësirat paraqiten më të shpeshta në shtrirjen Lindore.

Por pjesa e dytë e ditës do të shtojë vranësirat në vendin tonë, ku më të fokusuara do të jenë në zonat lindore dhe pjesërisht në zonat qendrore, duke bërë që gjatë pasdites të krijohen mundësi për reshje shiu.

Parashikohet që mbrëmja dhe nata vonë të dobësojnë vranësirat në këto zona duke rrikthyer intervalet me kthjellime.

Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, por do të ulen ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C vlera minimale deri në 36°C vlera maksimale.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.

Kosova

Pjesa e parë e ditës do të sjellë në Kosovë intervale të gjata me kthjellime dhe kalime të pakta të vranësirave. Kthjellimet më të dukshme pritet të jenë në zonat Jugore, ndërsa vranësirat më të fokusuara do të jenë në veri të vendit.

Por rrët vijuese sjellin vranësira në të gjithë territorin, KU gjatë orëve të pasdites vranësirat do të pësojnë zhvillime duke gjeneruar reshje afatshkurtra shiu, të cilat më të dukshme paraqiten në zonat Veriperëndimore.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 31°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 30 km/h përgjatë gjithë ditës nga drejtimi Perëndimor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu