Dita nis me mot të qëndrueshëm, si pritet të jenë temperaturat sot

0

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore të thata me origjinë veriore.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe vranësira të pakta kalimtare kryesisht në relievet malore në lindje.

Mjegull e dendur do jetë në zonat luginore në orët e mëngjesit.

Era do të fryjë drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare deri 7 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës pritet të fitoi shpejtësi deri në 6-10 m/s, me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.