Ditë historike! Kosova nënshkruan aplikimin për anëtarësimin në BE, firmosin Kurti, Osmani dhe Konjufca

0

KOSOVË- Është mbajtur sot ceremonia e nënshkrimit të aplikimit për anëtarësim në Bashkim Evropian. Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Lajmin e ka njoftuar disa ditë më parë vetë kryeminstri Kurti i cili theksoi se në krahasim me disa vende të tjera, të cilat kanë aplikuar më parë, Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet.

Pas firmosjes së kërkesës nga ana e Kurtit, Osmani dhe Konjufcës, të tre do të mbajnë një konferencë për shtyp për gazetarët ku do të bëjnë dhe deklaratat përkatëse.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu