Ditëlindja kthehet në trag*jedi! Reperi qëllohet për vd*ekje!

0

Reperi amerikan, Julio Foolio mbeti i vrarë pas të shtënave gjatë festës së tij të ditëlindjes. Policia në Florida tha se katër persona u qëlluan në një parking hoteli herët të dielën. Njëri prej tyre, Foolio, humbi jetën ndërsa tre të tjerët janë shtruar në spital në gjendje të qëndrueshme.

Reperi 26-vjeçar, emri i vërtetë i të cilit ishte Charles Jones, është zënë pritë në parkingun e hotelit, raporton BBC. Në llogarinë e tij në Instagram para se të vdiste kishte shkruar se “policia na ndaloi festën”. Muajt ​​e fundit ai ka shkruar se “ka pasur disa tentativa për ta vrarë”, ndërsa ka folur hapur për lidhjet e tij me bandat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu