Në Tiranë po zhvillohen Ditët e Kulturës Bullgare.
Me këtë rast nga ambasada bullgare po organizohen një sërë aktivitetesh të cilat kanë për synim përjetimin dhe promovimin e këtyre vlerave përmes artit, muzikës, kuzhinës tradicionale, letërsisë dhe formave të të tjera të larmishme.
Në fjalën e marrë me këtë rast, ambasadori i Bullgarisë në Shqipëri, Ivajlo Kirov u shpreh se ‘Ditët tona të kulturës janë të frymëzuara nga e ashtëquajtura e ‘dita e zgjyesve’ apo e ‘iluministëve të popullit’– një festë që nderon mendimtarët vizionarë dhe njerëzit e pendës, të cilët kanë ndërtuar themelet e identitetin tonë kulturor. Është një kënaqësi e madhe të mblidhemi sonte me miqtë për të festuar traditat dhe artet tona të bukura. Ky event na ofron një mundësi të ndajmë zemrën e kulturës bullgare me të gjithë ju’.
Ambasadori Kirov ka prezantuar kuartetin “B-folk”, që siç u shpreh ai ‘mishëron shpirtin folklorik të Bullgarisë’.
‘Çdo këngë që interpretojnë mbart peshën e traditës dhe na lidh në një mënyrë të veçantë – diçka që fjalët e thjeshta nuk nuk e arrijnë dot. Këngët krijojnë ura mes kulturave tona me anë të ritmeve dhe melodive të përbashkëta’, theksoi ambasadori.
Më pas ai ka prezantuar edhe kulinarinë e pasur bullgare përmes shefit të kuzhinës së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Krasimir Veselinov.
‘Asnjë festë e shpirtit bullgar nuk do të ishte e plotë pa shijen e kuzhinës sonë. Shefi Veselinov ka përgatitur një përzgjedhje të gatimeve tradicionale bullgare që prezantojnë ngrohtësinë, zemrën dhe diversitetin e pasur të trashëgimisë sonë kulinare. Nga shijet e pasura të gatimeve tona kombëtare deri tek nuancat e veçanta të specialiteteve rajonale, çdo kafshatë ofron një dritare në historinë dhe stilin tonë të jetesës’.
Por Bullgaria shquhet edhe për pjet tradicionale siç janë verërat autoktne të saj.
‘Për t’i shoqëruar këto pjata, kemi zgjedhur disa nga verërat më të mira të Bullgarisë, secila me thellësinë dhe karakterin e saj unik. Këto verëra prezantojnë krenarinë e vreshtave tona nga rajonet e ndryshme të Bullgarisë, me peizazhe të larmishme dhe piktoreske’, u shpreh ambasadori.
Në fund ai deklaroi se ndjehet i nderuar që mes tyre ndodhej edhe shkrimtarja e shquar bullgare Zdravka Evtimova.
‘Veprat e saj kapin qëndrueshmërinë dhe gjallërinë, duke pasuruar eventin tonë me tregime për forcën dhe energjinë e popullit bullgar. Historitë e saj pasqyrojnë përvojën e popullit tonë, duke e bërë praninë e saj sonte edhe më kuptimplotë’.
Në fjalën e tij mbyllesë ambasadori Ivajlo Kirov u shpreh:
Le të festojmë tani Bullgarinë përmes muzikës që prek tona, tregimeve të popullit tonë dhe shijeve të tokës sonë. Qoftë kjo mbrëmje frymëzim për lidhje më të thella dhe një vlerësim të vërtetë për thesaret kulturore që po ndajmë me ju. Faleminderit që jeni këtu me ne; shpresoj që kjo festë t’ju lërë me kujtime të qëndrueshme dhe një vlerësim më të thellë për Bullgarinë.
Ju uroj një mbrëmje të mrekullueshme!
Mbrëmja kaloi në një atmosferë të ngrohtë e miqësore.
#java kulturore bullgare,#ambasada bullgare, #infowebmedia, #Tiranë