Divorci Shakira-Pique! Pas deklaratës së këngëtares, reagon futbollisti: Viktimë…

0

Tre muaj pas ndarjes nga Pique këngëtarja Shakira vendosi të thotë fjalën e saj në një intervistë për “Elle”, ku ndër të tjera tregoi se ka qenë periudha më e errët e jetës së saj.

Pas deklaratave të Shakirës, së fundmi ka reaguar edhe futbollisti i cili e konsideron të gjithë këtë një viktimizim nga ana e ish-partneres së tij. Pique konsideron se pretendime të tilla janë hakmarrje dhe beson se Shakira po luan rolin e viktimës.

“Kam qëndruar e heshtur dhe thjesht jam përpjekur t’i përpunoj të gjitha,” u shpreh Shakira më tej për ‘Elle’ pasi u shfaq në kopertinën e muajit tetor. Shakira, e cila ka dy djem Milan, 9 vjeç dhe Sasha, 7 vjeç, me Gerard tha: “Eshtë e vështirë të flasësh për këtë, veçanërisht sepse jam ende duke e përjetuar si gjë, dhe sepse jam në sy të publikut dhe sepse ndarja jonë nuk është si një ndarje e rregullt. Dhe kështu ka qenë e vështirë jo vetëm për mua, por edhe për fëmijët e mi, tepër e vështirë”.

“Kam paparacët jashtë, përballë shtëpisë sime, 24/7”, shtoi Shakira. “Dhe nuk ka një vend ku mund të fshihem prej tyre me fëmijët e mi, përveç shtëpisë time. E dini, ne nuk mund të bëjmë një shëtitje në park si një familje e zakonshme ose të shkojmë të hamë një akullore ose të bëjmë ndonjë aktivitet pa paparacët që na ndjekin. Kështu që është e vështirë.”

Në fillim të qershorit, Shakira dhe Gerard – të cilët u lidhën në 2011 – konfirmuan së bashku ndarjen e tyre. “Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi”, thanë ata në një deklaratë. “Për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë më i lartë, kërkojmë që të respektoni privatësinë e tyre. Faleminderit për mirëkuptimin.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu