Arrestimet te spitali i Traumës, Shehu: E turpshme! Veprim plot urrejtje ndaj mjekëve e personelit…

0

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar në lidhje me arrestimet dje në Spitalin e Traumës në kryeqytet, ku dy mjekë dhe një infermiere akuzohen për ryshfet.

Përmes një reagimi në ‘Facebook’ Shehu theksoi se gjithçka ishte një skenar terrorizues nga regjimi.

Sipas demokratit, ndalimet e bluzave të bardha nga policia ishte veprim plot urrejtje ndaj mjekeve e personelit, “për të fajësuar ata për shëndetësinë “ose paguaj ose vdis”, te katandisur nga Rilindja!”.

REAGIMI I SHEHUT
Dje Spitali i Traumes, nen nje skenar terrorizues!
Sepse terrori eshte mjet i rregjimit per te sunduar!
Ishte nje veprim plot urrejtje ndaj mjekeve e personelit, per te fajesuar ata per shendetesine “ose paguaj ose vdis”, te katandisur nga Rilindja!
Si dikur, kur goditeshin ne publik “grupet armiqesore” te intelektualeve, mjekeve, ingjiniereve, artisteve etj, per te mashtruar e nenshtruar nje popull.

E turpeshme ajo qe ndodhi dje ne ate spital ndaj nje mjeku ne detyre, kur ka shume menyra te tjera te pershtateshme e demokratike per te vepruar ne raste shkelje te ligjit.
Police, mjete, skafandra, anti plumb, sikur perpara te ishte ndonje bande e tere kriminelesh te armatosur.
Edhe kamera per tu mburur, me ato skena tragjiko-komike!
Kur ne fakt kriminelet, trafikantet, keqberesit e tenderave shume milioneshme ne Euro, pervetesuesit e shumave te inceneratoreve, etj, bredhin lirshem.
Ndersa vrasjet e dhuna po ben kerdine, policia e armatosur deri ne dhembe “sulmon” nje spital.
“Rremben” atje nje anestezist pa i lene atij kohe as te heqe edhe uniformen e punes…me veshjet e salles se operacionit!
Mbasi “infiltrohet” dikush aty, veprohet si “rambot” me mjeket (jo me banditet), per te bere “shoë”!
Nje veprim tipik ky i rregjimeve, qe tregon friken ndaj reagimit popullor per varferine, katerfishimin e cmimit te energjise, te artikujve ne pergjithesi, per rrogat qesharake edhe te mjekeve, papunesine etj.
Dhe ndersa i ”infiltruari” i ofron mjekut 20 mije leke,ky i paska marre, thuhet!
Ne realitet ketu kemi te bejme edhe me nje rast tipik te “stimulimit te krimit” nga ofruesi, veper e denueshme kjo!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu