“Djalë ekselent”/24-vjeçari që mbyti nënën jetonte prej vitesh në Amerikë, i ati kishte kërkuar ndihmën e mjekëve

0

Detaje të reja kanë në dritë nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Përmet, ku një 24-vjeçar mbyti me plastmas nënën e tij.

Burime bëjnë me dije se i riu kishte shfaqur prej disa ditësh probleme të shëndetit mendor. Ajo që bëhet e ditur është se ai kishte studiuar në Amerikë dhe ishte kthyer në shtëpi prej 4 ditësh. Babai i tij është munduar që të kërkojë ndihmë, pasi i kishte vënë re problematikat tek i biri, por sipas dëshmive, nuk kishte arritur të merrte një firmë mjeku që djali të trajtohej me ndihmën mjekësore.

Për këtë gjatë ditës së djeshme ai do të shprehej ‘në burg duhet të shkojë doktori, jo djali im’.

Sipas burimeve autori i kësaj ngjarje të rëndë ishte student ekselent, por që në adoleshencë kishte shfaqur shenja agresiviteti dhe dhune.

Sipas burimeve na thuhet se familja jetonte, shkonte dhe vinte në Amerikë, aty ku jetonin prej vitesh vajzat e kësaj familjeje dhe Albi në të njëjtën kohë, i cili kishte shkuar aty me studime. I kishte përfunduar studimet dhe ishte kthyer në familje, pra në Përmet, në lagjen “Partizani” vetëm 4 ditë më parë.

Ai kishte shfaqur prej disa ditësh probleme të shëndetit mendor. I ati ka shkuar të kërkojë ndihmë në spital por edhe në policinë e Përmetit. Por nuk ka arritur dot pasi sipas tij mungonte firma e mjekut që djali të trajtohej edhe me ndihmën mjekësore.

24-vjeçari ka qenë një djalë që nuk krijonte probleme tek fqinjët apo edhe në lagje . Nënën dyshohet se e ka mbytur me plasamas.

Ndërkohë fqinj të viktimës janë shprehur për mediat: “Kanë qenë në punë të tyre,kanë qenë tregtare që në 90’. Djalin e kishte në Amerikë, nuk e njihnim fare. Dje nuk dëgjuam gjë. Ishin familje e respektuar, se prisnim gjallë në botë. S’kishte pse ta bënte. Ajo grua e mirë shumë, shumë e lartë. Ishin shumë të mirë, asnjëri nuk e priste. Djali ka qenë në shkollë për së mbari, djali më i qetë të tërë habiten. Nuk e di, fat i keq për të dy, edhe për djalin edhe për atë, grua e rrallë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu