Djali i Metës zbret në terren/ Mbledh grupin e të rinjve para FRD-së

0

Besar Meta, djali i Presidentit të Republikës, ka shkuar ditën e sotme para zyrave të Frymës së Re Demokratike, aty ku dhe babai i tij pati një incident me policinë bashkiake.

Presidenti Ilir Meta u përplas fizikisht me policinë bashkiake të Tiranës ditën e sotme, pasi kjo e fundit shkoi për të liruar zyrat e FRD-së, më urdhër të bashkisë.

Meta e quajti këtë si një përpjekje për të kërcënuar opozitën, ndërkohë ai paralajmëroi që policët do të kenë fatin e policëve të Mubarakut. Kërcënimet nuk munguan as për kreun e Bashkisë së Tiranës .

Besar Meta shihet duke diskutuar me një grup të rinjsh përpara zyrave të FRD-së.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu