Djali nga Elbasani shantazhon 21-vjeçaren, kapet mat duke i marrë paratë e gjobës

0

Shkodër, 17 Mars 2024 /noa.al- Kanoste dhe shantazhonte nëpërmjet celularit, një 21-vjeçare, për t’i dhënë para, kapet dhe vihet në pranga 22-vjeçari.

22-vjeçari është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në momentin që do të merrte një shumë parash, e cila u sekuestrua si provë materiale.

Policia lokale tha se ka marrë kallëzim se një vajzë shantazhohej për të dhënë para, ndaj Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të DVP Shkodër ka organizuar punën për të arrestuar autorin.

Si rezultat i veprimeve të kryera në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë, është kapur në flagrancë, në një vendparkim automjetesh në Tiranë, në momentin që do të merrte një shumë parash nga 21-vjeçarja, shtetasi Gerald Dragoti, 22 vjeç, banues në Elbasan.

Shuma e parave u sekuestrua nga shërbimet e Policisë, si provë materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu