Djali qëlloi të dashurën me pl*umb në kokë, më pas veten! Vajza rëndë në spital, i riu humbi jetën! Krimi brenda në makinë (EMRAT)

0

SHKODER- Një ngjarje e rëndë është shënuar rreth orës 11:15 në qytetin e Shkodrës.

Një djalë ka qëlluar të dashurën dhe më pas ka qëlluar veten duke ndërruar jetë brenda në makinë, ndërkohë vajza është dërguar në spital në gjëndje të rëndë.

Krimi ndodhi në zonën e njohur si fusha e druve, lagjja “Mark Lula’

Viktima është Kole Manaj ndërsa vajza identifikohet si Anila Prenushi. Ata nuk janë banorë të zonës.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 11:15, në lagjen “Mark Lula”, janë gjetur në një automjet, shtetasi Kole Manaj, 34 vjeç dhe shtetasja Anila Prenushi me plagë të shkaktuara nga armë zjarri. Shtetasi Kole Manaj ka humbur jetën, ndërsa shtetasja Anila Prenushi është dërguar në spital, në gjendje shumë të rëndë.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet hetimore për rastin.

Nga veprimet e para rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme të shkaktuara nga armë zjarri. Në brendësi të automjetit është gjetur një armë zjarri pistoletë.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.