Djali ‘tirons’ që merr komandën e një luftanijeje amerikane, njihuni me shqiptarin që do drejtojë “USS Pearl Harbor”

0

TIRANË – Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, ka njoftuar se Alban Dervishi, një shqiptaro-amerikan, do të marrë komandën e një luftanije amerikane.

Në një postim në rrjete sociale, Ambasada njofton se Dervishi do marrë komandën e luftanijes, USS Pearl Harbor në qershor të këtij viti.

Vetë Dervishi teksa tregon historinë e tij të suksesit në Marinën e SHBA-së, thotë se ndjehet krenar që është me origjinë shqiptare dhe që do të ketë në komandë luftanijen amerikane.

Reagimi i Ambasadës

Një ‘Tirons’ që merr komandën e një luftanijeje amerikane! Njihuni me Komandant Alban Dervishin, shqiptaro-amerikani i cili do të marrë komandën e USS Pearl Harbor në qershor të 2025-ës. I lindur në Tiranë dhe me origjinë nga një familje ushtarake, Albani dhe prindërit e tij emigruan në Shtetet e Bashkuara 25 vjet më parë për të ndjekur ëndrrën amerikane.
Ndiqni historinë e tij të suksesit në Marinën e ShBA.

Video me pamjet