Djali tregon se si një plumb i plagosi nënën dhe i mori jetën të atit: E përshkoi tejpërtej

0

Gëzimi e Vera janë vëlla e motër që kanë ardhur sot në “Shihemi në Gjyq” për të sqaruar një amanet të nënës së tyre lidhur me një shtëpi dhe ndarjen e saj mes 5 fëmijëve.

Përpara se të arrijë në sqarimin e situatës, Gëzimi i kthehet zanafillës së problemit mes tyre për ta qartësuar për publikun e programit “E diela shqiptare” në Tv Klan.

Djali i familjes thotë se ai ka qenë njeriu që përkujdesej për nënën pas një aksidenti tragjik në vitin 1991 që shkaktoi plagosjen e saj dhe humbjen e babait të tyre.

Gëzim: Në vitin ’91 me ardhjen e demokracisë u gëzuam të gjithë. Nëna e babai të vjetër shkuan në një dasmë. Në atë kohë nuk kishte as autobusë, as benzinë asgjë. I thashë shiko, koha është e tillë që s’po ka, si do shkoni në këmbë? Në këmbë kanë shkuar. Shkuan atje në dasmë, ngrihet një kapter Garde, me pistoletë në dorë. Në vend të kërcejë dhe të hedhë plumbin në ajër, shkon e drejton te dasmorët. Shkoi plumbi…

Vera: Ky plumb të ka mashtruar gjithë jetën ty!

Gëzim: Prandaj kam ardhur me të zeza sepse unë mbaj zinë e nënës nga 24 vjet.

Vera: Respekti që kam pasur unë për ty dhe për motrat sigurisht sse kemi motra të mira…

Gëzim: Këmisha e zezë!

Vera: Po ti që të më biesh këtu…

Gëzim: Këmisha e zezë, unë mbaj zinë e nënës nga 24 vjet, e kupton. 24 vjet nuk e heq dhe nuk do ta heq pa mbaruar pjesa e dytë që është më e rëndësishmja, amanetin e nënës sime.

Vera: Po pra,ke të drejtë.

Gëzim: Ti di gjë që me amanet ma ka lënë mua tapinë? Ju e vodhët tapinë.

Vera: Unë s’kam vjedhur gjë, kam qenë në itali.

Ardit Gjebrea: Çfarë ndodhi te ajo dasma Gëzim?

Gëzim: Kulmi i kulmit është tani, ai kapteri i Gardës duke qëlluar i dehur në vend që të qëllonte lart, qëllon këtu, plumbi shkon te babai tejpërtej, del nga babai dhe shkon te nëna. Atje fuqia e plumbit humbet, nëna plagoset, plumbi mbetet në krah. Babai vdiq, nëna e plagosur, e gjithë barra më binte mua, aty s’kishte njeri, vetëm unë isha./tvklan.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu